Lopetegui prezantohet mes lotësh te Reali Madridi, fjalët prekëse

Vetëm 24 orë pas shkarkimit nga Spanja, për shkak të arritjes së marrëveshjes së fshehtë me Real Madridin, Julen Lopetegui është prezantuar te Los Blancos, duke zënë vendin e Zinedine Zidane.

Lopetegui, që shpresonte të përfundonte fillimisht Botërorin me Spanjën, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me 13 herë Kampionët e Europës.

Që nga vdekja e nënës sime, dje ishte ndeshja më e trishtuar në jetën time”, tha Lopetegui që më pas shpërtheu në lot, teksa pas pak shtoi: “Por, sot është dita më e lumtur në jetën time”, deklaroi Lopetegui.