Teatri Kombëtar/ Rrokaj: Ka ardhur momenti ti themi ‘Ndal’ ...

Deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar debatin mbi Teatrin. Ai tha se ka ardhur momenti që ti themi ‘Ndal’ kësaj gjullurdie.

Sipas tij nëse prishet teatri dhe ndërtohen kullat, atëherë shteti ka rënë.

‘E kam thënë edhe në komision, Teatri Kombëtar nuk është vetëm çështje e artistëve. Unë di të them kaq ka ardhur momenti që të themi ndal. Oligarkia ka pushtuar shtetin. Teatri Kombëtar përfaqëson shtetin. Në rast se teatri Kombëtar do të ndërtohet si pasojë e kullave, atëherë shteti nuk është më shtet, por është kapur nga Kasta. Dhe në Shqipëri, Kasta urdhëron për gjithçka. Duke qenë bashkë ne duhet ti themi ndal. Opozita duhet të dalë nga opozitarizmi militant, duke ofruar zgjidhje që prekin qytetarët’, tha Rrokaj.