Vendimi i KAS-it, reagon klubi i Skënderbeut: Ja çfarë do të ndodhë

Pas lajmit të bërë publik nga KAS, i cili rrëzoi kërkesën e Skënderbeut për të marrë pjesë në kupat e Europës këtë sezon, ka reaguar edhe klubi korçar. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Skënderbeut shkruan:

“Deklaratë për shtyp mbi vendimin e CAS”

Sot, 14 qershor 2018, CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv) ka marrë vendim dhe ka refuzuar kërkesën e KF Skënderbeut, për pezullimin e efekteve të vendimit të komisionit të Apelit të UEFA-s.

Kjo nënkupton refuzimin e kërkesës për të marrë pjesë në kompeticionet europiane deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga CAS.

Për të sqaruar opinionin publik, CAS ka refuzar vetëm kërkesën për pezullimin e efekteve ndërkohë që është pranuar apelimi i vendimit të komisionit të apelit pranë UEFA-s. Vendimi përfundimtar do të merret në muajt në vazhdim.

Klubi dhe zyra ligjore mbetet besimplotë se vendimi përfundimtar do të jetë në favor të KF Skënderbeut.

Me respekt,

KF Skënderbeu