FOTO/ Ironia e Ndokës me Hervin Çulin: Jap sallën me qira për synetlliqe

Kryedemokristiani Nard Ndoka, ka postuar në profilin e tij në Facebook, një foto ku ironizon Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, i cili pop përdoret si marionetë kundër aktorëve.

Në postimin e tij Ndoka thekson se këtë herë planet e Ramës për të prishur teatrin dhe për të ndërtuar kullë po prishen, pasi aktorët kanë dalë kundër këtij plani, ndryshe nga sa ndodhi me stadiumin ‘Qemal Stafa’. Ku veç opozitës askush tjetër nuk foli.

Ja postimi i Ndokës:

Kinema Partizani, kullë; kinema 17 Nëntori, kullë (bingo).

Premtimi i Ramës: “Do projektoheshin prodhimet e Holliwood-it”!

Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”, kullë.

Teatri Kombëtar, katër kulla!

Me të njëjtën llogjikë për të ngritur një kullë u shkatërrua stadiumi i vjetër Qemal Stafa, që po ashtu si Teatri Kombëtar është një vepër e arkitektit Italian Gherardo Bosio.

Stadiumit për fat të keq nuk i doli njeri përzot, foli Opozita, por vetëm kaq!

po i dalin Zot shumë aktorë; çfarë po trondit planin tashmë të miratuar nga Rama!

Unë jam me Robert Ndrenikën!