Vdekja e 71 emigrantëve në një kamion në Hungari, ja denimet për të arrestuarit


 

Katër burra kanë marrë dënime 25 vjeçare në Hungari për vdekjen e 71 emigrantëve, të cilët u mbytën në një kamion të mbyllur në Gusht të 2015-s, shkruan BBC.

Policia gjeti trupat e dekompozuara të viktimave në kamionin e regjistruar në Hungari  dhe braktisur afër një fshati austriak. Ngjarja ka ndodhur gjatë rritjes së fluksit të emigrantëve.

Një afgan, i identifikuar si kreu i bandës mori 25 vjet burg, njësoj si tre bashkëpunëtorët e tij hungarezë. 10 të tjerët, bullgarë përveç njërit, morën dënime më të vogla. Ata u shpallën të gjithë fajtorë për mbytjen e njerëzve.

Në 2015n Europa Qëndrore u përball me një fluks të madh emigrantësh, shumë nga Siria dhe zona të tjera ku kishte konflikte. Të akuzuarit në gjykatën e Kecskemet, mund të apelojnë vendimet. Shumë prej tyre shprehën pendesë, ndërsa tre bullgarë nuk ishin prezentë.

Viktimat vinin nga Iraku, Afganistani, Siria dhe Irani. Ndër ta ishin 8 gra dhe katër fëmijë. 59 të tjerët ishin burra. Të gjithë, përveç njërit janë identifikuar tanimë.

Të mbyllur në trailerin e një kamioni mishi, në një ambient të vetëm, të 71 viktimat besohen se janë  mbytur në më pak se 3 orë nga nisja. Ata vdiqën në një ditë të nxehtë kur kamioni ishte ende në Hungari. Ai u gjet në Parndorf, sapo kishin kaluar kufirin austriak. Kamioni, i mbushur me foto salsiçes dhe koka pule, ishte mbyllur hermetikisht.