FOTO/ Debati për Teatrin, Nishani: Bashkia dhe qeveria po ringjallin Haxhi Qamilin

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas debatit të kreut të Bashkisë së Tiranës me artistët për teatrin kombëtar.

'Thonë se po japim tokën siç bëjnë të gjithë pronarët dhe do marrim përqindjen të përkthyer në teatër të ri”, shkruan Nishani.

Ish-presidenti i ka kujtuar kreut të bashkisë edhe kryeministrit që janë administratorë të përkohshëm të këtyrë pronave dhe jo pronarë të tyre.

Ja çfarë shkruan ish-presidenti Bujar Nishani në Facebook:

Qesharake deri në neveri!

Qeveria dhe Bashkia Tiranës thonë se: 'po japim tokën sic bëjnë të gjithë pronarët dhe do marrim përqindjen të përkthyer në teatër të ri' !!!!  ????

Ore, po nuk jeni pronarë të shtetit, pronës publike dhe pushtetit. 

Jeni administrator të përkohshëm të tyre. 

Po ringjallin sojin e Haxhi Qamilit, mu në mes të Tiranes.