VIDEO/ Paloka-Veliajt: Kush ta ka lënë pronë ty Teatrin, apo ajo ...

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar në lidhje me takimin që po zhvillon kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me artistët për Teatrin Kombëtar.

Me një status në Facebook, Paloka ironizon deklaratat e sotme të Veliajt, që Bashkia po vepron me teatrin siç veprojnë tironsit e vjetër me pronat e tyre.

Por Paloka kërkon të dijë se ‘kush ja ka lënë pronë Teatrin Veliajt’.

Reagimi i Edi Palokës në Facebook:

Këta nuk njohin limite...

Nuk di çfarë po ju llomois artistëve në takim tani, po e dëgjova Velinën në mëngjes në emisionin e Bashkimit;

“Ne me teatrin po veprojmë si tironcit e mençëm, po e japim pronën me përqindje për zhvillim...”-tha dhe e tha me dialekt si tironas i vjeter  

E kuptoni çfarë krahasimi...?!!!

Nga një mijë gjera që më vijnë menjëherë në gojë për ti dhënë përgjigje, po bëj vetëm pyetjen:

Familjet tironase kanë pronën e tyre dhe në varësi të mundësive që kanë vendosin se çdo bëjnë me to, këtij kush ja ka lënë pronë Teatrin apo ajo që i bëri dasmën...

Vezët janë pak për këta.