Trajneri i ri i Realit zbarkon në Madrid

Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui mëngjesin e së enjtes zbarkoi në aeroportin e Madridit, “Barajas”.

Para se të hynte në atë aeroplan në Krasnodar, ai tha.

“Unë jam shumë i trishtuar, por dëshiroj që Spanja të luajë një Kupë të madhe Botërore dhe të fitojë. Kemi një ekip të mrekullueshëm.”

Pas shkarkimit të tij nga ekipi kombëtar spanjoll, ai do të jetë në gjendje të përgatitet për fazën post-Zidane më shpejt se sa pritej.

Transferimet, përgaditjet parasezonale, rasti ‘Cristiano Ronaldo’ … ka shumë detyrime me të cilat Lopetegui tani do përballet.  Pas paraqitjes së tij, ai do të duhet të vendosë çështjet e para si trajner i ri i Real Madrid. Odriozola, Alisson, Ronaldo, Bale … ka shumë emra që do të jenë në tryezë. Skuadra spanjolle tashmë është histori, tani Lopetegui duhet të vendosë kokën e tij në Real Madrid.