Kontrabanda më ilaçet arrestohet administratori i farmacisë dhe punonjësja. Ja emrat

Akuzohet për kontrabandë me ilaçet dhe është vënë në pranga administratori i një farmacie në kryeqytet. Bashkë me të është arrestuar edhe një punonjëse. Në njoftimin e policisë thuhet se, ‘arrestohet administratori dhe punonjësja e farmacisë për kontrabandë produktesh farmaceutike, si dhe shpallet në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë.

Ndërkohë bëhët e ditur se janë sekuestruar 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme

Ja njoftimi i plotë i policisë për aksionin:

Operacion policor i koduar “Medikamenti” nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar. Arrestohet administratori dhe punonjësja e farmacisë për kontrabandë produktesh farmaceutike, si dhe shpallet në kërkim drejtuesja teknike e farmacisë. Sekuestrohen 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme. Më datë 12.05.2018, Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Medikamenti”, arrestoi shtetasit :

- Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë administrator farmacie) -

E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, (me detyrë punonjëse farmacie) Si dhe u shpall në kërkim dhe po punohet për ndalimin e shtetases: - A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë drejtuese teknike e farmacisë) Shtetasit e mësipërm në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, parashikuar nga nenet 178, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.