Shpërthen në flakë një Fiat tek ura e Mifolit, hidhet shoferi

Një 'Fiat Punto" ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në autostradë pranë urës së Mifolit.

Shoferi ka arritur të dalë me nxitim dhe të mos pësojë lëndime, ndërkohë që mjeti është djegur.

‘Fiat Punto’ me targa AA 418FT ishte duke qarkulluar në momentin e flakëve. Nuk dihen arsyet e zjarrit, por Policia ka nisur hetimet.