VIDEO/ Alarmi i studiuesve: Në Antarktidë është përshpejtuar shkrirja

Antarktida po e shkrin akullin me një ritëm të përshpejtuar.

Satelitët që monitorojnë gjendjen e kontinentit të bardhë tregojnë se rreth 200 miliardë ton në vit tani po humbasin në oqean si rezultat i shkrirjes.

Kjo po nxit nivelet globale të detit me 0.6mm në vit - një rritje prej tre herë nga viti 2012 kur është kryer vlerësimi i fundit i tillë.