Rama takon Metën në Presidencë

Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar me presidentin Ilir Meta.

Takimi është bërë tek Presidenca dhe ka ndodhur rreth orës 19:00.

Takimi i Ramës me presidentin Meta vjen pas zhvillimeve të rëndësishme politike në vend dhe akuzave të opozitës ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Nga ana tjetër Shqipëria po pret edhe vendimin e ministrave të Jashtëm të BE-së për negociatat.

Ndërsa në Shqipëri ditët e fundit është diskutuar publikisht edhe për Teatrin Kombëtar, për të cilin ka reaguar sot edhe Presidenti Ilir Meta, që kërkoi një debat publik dhe transparencë për këtë çështje.