Trajneri i Brazilit ndez Botërorin: Do të hakmerremi ndaj Gjermanisë për atë 7-1

Humbja 7-1 kundër Gjermanisë është një njollë e errët në historinë e Kombëtares së Brazilit, por Tite beson se është koha për hakmarrje dhe për ta harruar atë. Ai tregon sekretet e kësaj skuadre dhe vlerëson yjet e ekipit si Neymar dhe Gabriel Jezus.

Brazili është një nga ekipet favorite për të fituar Botërorin. Është diçka e rrezikshme apo motivuese?

Brazili, Spanja, Franca, Gjermania, Argjentina dhe Belgjika janë skuadrat që unë mendoj se do të bëjnë mirë në këtë Botëror. Nuk do të zgjedh nëse është e rrezikshme apo motivuese, varet nga mënyra si perceptohet. Duhet të them që do ta pranojmë faktin e të qenit favoritë dhe të përgatitemi mirë. Duhet të jemi mendërisht të fortë për ta arritur këtë objektiv.

Çfarë ndryshoi nga momenti që ju zëvendësuat Dungën si trajner i Brazilit?

Duhet të jem i ndershëm dhe të them që unë vazhdova që nisi Dunga. Fillova të luaj me modulin 4-1-4-1, duke i besuar Renato Augustos dhe duke aktivizuar Alisonin si titullar. Por kam edhe meritat e mia në aspektin psikologjik duke aktivizuar lojtarë të ndryshëm, por e rëndësishme është që këtu ishte duke u bërë diçka e mirë.

Sa është i varur ky ekip nga Nejmari?

Ai është një lojtar i klasit botëror dhe e përmirëson ndjeshëm lojën e skuadrës tonë. Na bën më të fortë. Por pritshmëritë rreth tij nuk janë normale, pasi kërkojnë shumë. Por pritshmëritë duhet të jenë për të gjithë skuadrën dhe jo vetëm nga një lojtar. Ekipi dhe forca e grupit është arma jonë më e fortë dhe sekreti pse po funksionojmë.

Cili është virtyti më i madh që keni?

Uniteti. E kam thënë edhe më përpara që në këtë kombëtare nuk ka grupe të vogla. Jemi të gjithë bashkë. Veteranët ndihmojmë më të rinjtë dhe çdo herë u japin besim. Kjo na ndihmon që të rritemi dhe që futbolli ynë të ketë përmirësime.

Humbja 7-1 kundër Gjermanisë luan një rol të rëndësishëm në mentalitetin e Brazilit?

Është një episod që i përket historisë së ekipit brazilian. Por duhet të jetojmë dhe ta harrojmë atë moment. Kundër Gjermanisë nuk kemi vetëm kujtime të hidhura, por edhe finalen e vitit 2002. Do të hakmerremi.