Messi flet për rivalët e Grupit D: Kujdes nga ky ekip!

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka paralajmëruar se Nigeria nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë, që ka ardhur vetëm për shëtitje në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Argjentina do të ndeshet me Nigerinë në ndeshjen e fundit të Grupit D, ku rivalët e tjerë do të jenë Islanda dhe Kroacia.

“Kroacia është një ekip i mirë me futbollistë që luajnë në kampionatet kryesore në Europë dhe kjo i bën të rrezikshëm”, tha Messi.

“Por unë jam i shqetësuar edhe nga Nigeria. Afrikanët janë gjithmonë shumë të motivuar në Botërore dhe kjo është një skuadër kompakte dhe shumë e fortë fizikisht. Padyshim që nuk ka ardhur për shëtitje në Rusi. Duhet të bëjmë kujdes maksimal në ndeshjen e fundit ndaj tyre, që do të jetë vendimtare për vendin e parë në grup dhe kualifikimin tonë”, deklaroi Messi.