Protesta e minatorëve, Spahiu: Kërkesa e tyre është një e drejtë e mohuar

Pas nisjes së protestës së minatorëve ka raeguar edhe deputeti i LSI Përparim Spahiu. I njohur si një mbrojtës i kauzës së minatorëve ai në një shënim në rrjetin social facbook shkruan se “shumë më tepër minatorë dhe ish-minatorë në protestë sot përpara Kryeministrisë”.

“Patjetër që më shumë do të jenë, vijon ai,  pasi kërkesa e tyre është një e drejtë e mohuar, kërkesa e tyre pë Status është një borxh i të gjitha qeverie por jo më shumë se ai i Partisë Socialiste”.

Ja shënimi i plotë i tij:

Shumë më tepër minatorë dhe ish-minatorë në protestë sot përpara Kryeministrisë.

Patjetër që më shumë do të jenë pasi kërkesa e tyre është një e drejtë e mohuar, kërkesa e tyre pë Status është një borxh i të gjitha qeverie por jo më shumë se ai i Partisë Socialiste.

Nuk janë 5 vite që mashtron por 10 të tilla, si e vetmja forcë politike që ka pasur marrëveshje me sindikatat me premtimin që me ardhjen në pushtet Statusi do të ishte i miratuar.

Janë provuar të gjitha format dhe asgjë nuk është arritur, protesta ngelet e vetmja formë, deri në miratimin e Statusit.