Pas largimit të Lopetegut, Spanja menjëherë gjen trajnerin e ri

Sot në orën 11:30 Federata e Spanjës ka paralajmëruar konferencë urgjente për shkak se Julen Lopetegu sezonin e ardhshëm do të drejtojë Real Madridin.

Sipas raportimeve të fundit, Lopetegu pritet të largohet duke lënë kombëtaren iberike 1 ditë para startit në Kupën e Botës.

Spanja mund ta emërojë Rafa Benitezin si trajner të ri të kombëtares pas largimit të Julen Lopeteguit.

Besohet se spanjolli do të mund të marr drejtimin e kombëtares duke pasur parasysh që më parë ka drejtuar Real Madridin dhe Liverpoolin.