VIDEO/ Kumbaro injoron komisionin, Ndrenika me artistë i drejtohen me Letër të Hapur, presidentit

Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias ka pritur artistët e Teatrit Kombëtar, emrat më të spikatur të tij në vend të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka refuzuar të vijë e të japë japë shpjegime per projektligjin e posaçem që shemb Teatrin dhe ndërton kullën.

Në takim marrin pjesë aktoret e nderuar Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.

Përfaqësuesi i tyre, i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ka paraqitur një letër publike drejtuar Presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe krerëve të subjekteve politike. Përfaqësuesi deklaroi se nuk heqin dorë nga e drejta e tyre, nga kërkesa për mos-shembjen e Teatrit. 

"Kryeministri Edi Rama refuzon të na takojë, por edhe ne refuzojmë të heqim dorë nga e drejta jonë. Ndaj ne kemi hartuar një letër publike të konceptuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, drejtur Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, krerëve të subjekteve politike. “...Ne gjykojmë se jemi të tradhtuar nga ministria e Kulturës. Projektligji na prezantohet në formën e një kontrate të mbyllur dhe me fitues të shpallur..." deklaroi ai.