Ronaldo e ka pisk punën, ja çfarë ka thënë para një viti trajneri i ri i Realit

Pas Kupës së Botës, Lopetegui do të vijojë angazhimit e tij maksimal pasi do të drejtojë klubin e Real Madridit.

Por me ardhjen e teknikut spanjoll, po diskutohet akoma edhe më shumë e ardhmja e Cristiano Ronaldo, shkruan SYRI.net.

Në nëntor të vitit 2016, Lopetegui tha se ai votoi për Messin për të fituar “Topin e Artë” mbi Ronaldon.

"Unë kurrë nuk kam takuar një lojtar si Leo Messi. Nuk më pëlqen të krahasoj epokat por ai është më i miri që kam parë ndronjëherë. Unë mendoj se askush nuk mund të konkurrojë me Messin”, tha ai duke lënë të nënkuptohet se Ronaldo qëndon shumë pas tij.

Kujtojmë që në vitin 2017, Lopetegui bëri një tjetër deklaratë duke sulmuar keq Ronaldon. Madje ai theksoi se lojtari më i mirë në botë është Lionel Messi.

"Messi është lojtari më i mirë në histori. Ai është i jashtëzakonshëm dhe çdo trajner do të kishte dëshirë të punonte me atë”, kishte thënë dikur Lopetegui gjatë një interviste për “TyC Sports”.

Ndryshe nga Zidane i cili shpesh herë e ka etiketuar Ronaldon si lojtarin më të mirë në botë.

Me ardhjen e trajnerit të ri, Ronaldo duket sikur i ka ditët e numëruara në “Santiago Bernabeu”