Transportonte klandestinë, arrestohet i riu me 5 pakistanezë në automjet. Emri

Goditet një tjetër rast i trafikut të klandestinëve. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 21 vjeçarin Enea Mevlani për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se: "me datë 12.06.2018, pas informacioneve të marra në rrugë operative ky shtetas po transportonte me automjetin e tij, me targa AA 915 NA pesë shtetas të huaj nga Pakistani".

Fillimisht i riu ka kundështuar urdhrin e punonjësve të policisë për të ndaluar por më pas është kapur nga shërbimet e Policisë pranë DVP Gjirokastër. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga nenet 242 dhe 298/2 të Kodit Penal.