LIVE/ FIFA vendos sot, ja 4 vendet kandidate për organizimin e Kupës së Botës 2026

Kupa e Botës 2026 do të jetë edicioni i 23 i turneut por ky do të jetë i pari që në Kupën e Botës do të përfshihet sistemi i ri me 48 skuadra.

Sot FIFA vendos për shtetin që do t’i besohet organizimi i Kupës së Botës në vitin 2026, shkruan SYRI.net.

Canada, Mexico, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Morocco janë 4 kandidaturat që do të votohen në kongresin e FIFA-s.

Një prej tyre do të ketë fatin për të organizuar eventin më madhështor të futbollit botëror që në vitin 2026 vjen me disa risi të mëdha.