Lopetegu trajner i Realit, ja çfarë do ndodh me Ronaldon

Befasia e këtyre ditëve ishte emërimi i papritur i trajnerit të Spanjës, Lopetegu në krye të Real Madridit, ku në fakt po flitej për shumë emra të tjerë.

Emërimi i tij në krye të Realit, natyrisht që do të sjellë shumë ndryshime në skuadër, pasi çdo trajner ka idetë e veta por dilema më e madhe është Ronaldo. A do jetë pjesë e planeve të tij Ronaldo?

Në Spanjë kanë dilema në lidhje me të ardhmen e sulmuesit portugez, sidomos pas largimit të Zidanit, por në fakt Lopetegu ka shprehur admirimin e tij për Ronaldon pak ditë më parë. Ai shprehej se Ronaldo është një futbollist i madh, që mund t’i bëjë punë çdo ekipi, gjë e cila mund ta bindë tashmë portugezin për të qëndruar në Madrid.

“Ronaldo? Ai është një futbollist që vit pas viti po tregon se di të bëjë gjëra të mrekullueshme. Është një lojtar që nuk di të ndalet dhe në çdo ekip që mund të shkojë, ai do të jetë i dobishëm. Ka klas dhe kualitet”, shprehej Lopetegu për Ronaldon.

Duke iu bazuar kësaj deklarate duket se Ronaldo do jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri, por problem për qëndrimin e tij po bëhet rinovimi i kontratës me një pagë më të madhe.