Polonia bind para Botërorit, Lewandowski për ‘Këpucën e Artë’

Robert Lewandowski konfirmohet si nga sulmuesit favoritë për të fituar “Këpucën e Artë” në Botërorin “Rusi 2018”, edhe pse gjithçka do të varet nga ecuria e Polonisë në këtë kompeticion.

Skuadra e Adam Nawalka tregoi një formë shumë të mirë vetëm pak ditë para debutimit në Botëror, duke mposhtur në miqësoren e fundit Lituaninë me rezultatin 4-0.

Në Varshavë, Lewandowski i cili është në qendër të merkatos dhe me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni gjatë kësaj vere, realizoi 2 herë në minutat 19 dhe 33-të, ndërsa fitoren e polakëve e vulosën në minutën e 70-të sulmuesi i talentuar i Sampdorias Kownacki dhe Blaszczykowski (82’).