Marrëveshja për emrin e Maqedonisë/ Basha: Akt i pjekurisë politike

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka përshëndetur marrëveshjen mes Zaevit dhe Tciprasit për emrin e ri të Maqedonisë. Me anë të një mesazhi në Facebook, Basha shkruan se kjo marrëveshje tregon akt maturie dhe pjekurie mes dy vendeve.

Postimi Bashës:

Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike pershendes marreveshjen midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev, lidhur me emrin e fqinjit tone lindor, nga sot Maqedonia Veriore.

Kjo marreveshje si akt i pjekurise politike u jep merite dy qeverive dhe faktoreve politike vendas dhe nderkombetare qe i mbeshteten duke permbyllur ne kete menyre nje teme te zgjatur kontesti ne rajon.

Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike duke uruar finalizimin me sukses te kesaj marreveshje per zgjidhjen e pengeses se fundit, shpreh besim ne permbylljen sa me pare te antaresimit ne NATO te Maqedonise Veriore, dhe me tej per udhetimin se bashku drejt procesit plot sfida dhe shprese te integrimit ne BE te dy vendeve tona.