FOTO/ Tragjike, e reja shqiptare vdes në aksident. Ja emri

Një ngjarje e tjetër e rëndë ka ndodhur në Itali, me protagonist një vajzë të re shqiptare.

Siç shkruajnë mediat e vendit fqinj aksidenti i rëndë ka ndodhur në Cremona, Itali.

Shqiptarja që ka humbur jetën është identifikuar si Xhoana Prenga 22 vjeçe.

Ajo po udhëtonte me një makinë ‘Ford Fiesta’ nën shoqërinë e një mikut të saj.

Mjeti drejtohej nga miku i saj një 23-vjeçar italian, i cili ka humbur kontrollin dhe më pas është përmbysur në një kanal për të shpërthyer më pas në flakë.

Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë, por ishte shumë vonë për të renë shqiptare, trupi i së cilës u nxor nga shërbimi zjarrfikës.

Miqtë e kanë përshkruar Xhoanën ‘si një vajzë të mbushur me jetë dhe naive’.

Ajo jetonte në Croce me të ëmën e saj Diana Dollani dhe me motrën, ndërsa babai i tyre jeton në Pescara.

Policia pritet të marrë në pyetje 23-vjecarin italian për të zbardhur shkaqet e aksidentit.