VIDEO/ Jose Mourinho vazhdon parashikimet, ja gjysmëfinalistët e Botërorit

Jose Mourinho ka zbuluar ekipet që ai mendon se do të avancojnë deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës që do të luhet në Rusi këtë verë duke filluar nga dita e enjte.

Javën e kaluar ai zbuloi ekipet që do të kualifikohen nga faza e grupeve. Tani ai na tregon se si do të avancojë turneu duke filluar nga 1/8-at deri te gjysmëfinalet.

Dhe duelet që dalin janë fantastike.

Trajneri portugez mendon se vendi i tij do ta mundë Francën në çerekfinale duke kaluar në gjysmëfinale, aty ku e do ta presë Brazili.

Në krahun tjetër, ai mendon se Messi do ta mundë Spanjën në çerekfinale dhe do të përballet me Gjermaninë.