Takimi Trump-Kim Jong Un/ Meta: Presidenti i SHBA-ve tregoi përgjegjësi të larta globale

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përshëndetur takimin mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Përmes një postimi në Facebook, Meta thekson, presidenti Trump tregoi cilësi lidershipi, vendosmëri dhe përgjegjësi të lartë globale.

Postimi i Metës:

Përshëndes përfundimet e Samitit të Singaporit. Presidenti Trump tregoi lidership, vendosmëri, mençuri e përgjegjësi të lartë globale duke treguar sërish se SHBA mbeten miqtë më të mirë, më të besuar dhe më të vendosur për paqen dhe stabilitetin në botë.

Krenarë për partneritetin me këtë vend të madh.