Riparimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Vasili: Rrugët si në kohë lufte, po i riparojmë në kohë të papërshtatshme

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama pasditen e sotme pas mbledhjes së qeverisë, i cili tha se në rrugën Tiranë-Durrës po bëhen ndërhyrje mirëmbajtje.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se qytetarët që shkojnë drejt Durrësit torturohen në rrugë, pasi nuk është marrë asnjë masë lehtësuese ndërkohë që kryhen punime.

POSTIMI I PLOTE

Qytetaret qe shkojne drejt Durresit torturohen ne rruge, na rrofte bashkeqeverisja me qytetaret.

Qytetaret qe shkojne drejt Durresit po torturohen me ore te tera ne rruge.

Prova e nje ç’organizimi te tmerrshem te qeverise eshte pikerisht kjo torture e mijra qytetareve, qe duhet te durojne te nxehtit e jashtezakonshem, te humbasin kohe pa fund, te shpenzojne karburantin lume sepse qeveria çmendet dhe riparon rruget ne momentin me te gabuar.

Asnje mase lehtesuese nuk eshte marre, edhe rruga tjeter drejt Durresit e njohur si rruga e Kavajes eshte ne gjendje te mjerueshme si rruget pas luftes, rruget dytesore jane te fragmentuara e pa vazhdimesi, mjetet e renda qarkullojne ne mes te dites, policia s’ben asgje. Gjithshka eshte ne dore te zotit, qeveria nuk ekziston.

Nje kaos i pashembullt, qe bie ne menyre te pameshirshme mbi kurrizin e qytetareve vetem per shkak te nje qeverie te PAAFTE e TE SKLEROZUAR dhe qe i perçmon qytetaret.

Tani presim Shkollepakun te na jape sqarimet e tij edhe si inxhinier rrugesh i njohur qe eshte.