Malltezi në Syri.net: Rama u ka vrarë shpresën shqiptarëve, opozita duhet të ...

I ftuar në studion e lajmeve të syri.net, kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka deklaruar se shqiptarët po largohen nga vendi pasi Rama ka vrarë shpresën.

Ndërkohë që ai i ka bërë apel opozitës që të punojnë më fort dhe tu rikthejnë shpresën qytetarëve që ata të ngrihen të protestojnë dhe jo të largohen nga vendi.

‘Rama e ka vrarë shpresën në këtë vende. Kemi mbi 400 mijë qytetarë që janë larguar. Por për fat të keq ka dhe vërejtje për opozitës, që të ofrojë më shumë shpresë për qytetarët që të protestojnë, dhe të qëndrojnë në Shqipëri dhe jo të emigrojnë.