Njihuni me disa prej rekordeve që mund të vendosen në Botëror

Të shumtë janë rekordet dhe të shumta janë dhe shanset që ato të thyhen në këtë Botëror.

Gjermania është një nga ekipet e cila ka paraqitje shumë të mira në këtë kompeticion.

Ekipi i Low ka që nga gjysmëfinalja e Botërorit 2010 pa pësuar humbje, pra 8 ndeshje dhe është në ndjekje të rekordit të Brazilit në periudhën e 1954-1966 me 13 ndeshje pa humbje.

Gjithashtu Thomas Muller kërkon që të kalojë rekordin e vendosur nga Miroslav Klose me 16 gola gjithsej në Botëror.

Me 5 gola në këtë Botëror, Muller do të barazonte Ronaldon (Fenomenin) dhe do të ishte 1 më pak se Klose.

Një tjetër rekord është dhe ai i vendosur nga Maradona që ka 6 finalizime si kapiten i Argjentinës dhe ky rekord rrezikohet nga kapiteni aktual i ekipit latin, Lionel Messi, të cilit i duhen edhe 3 gola.

Duke qëndruar te mosha, futbollisti më i vjetër në këtë edicion të Kupës së Botës do të jetë portieri i Esam El Hadari. Nëse ai do të aktivizohet në këtë eveniment do të jetë portieri me moshën më të madhe që do të luajë 45 vjeç e 5 muaj duke thyer rekordin e Mondragon që luajti në Kupën e Botës në moshën 43-vjeçare.