Flet Griezmann: Është marrë vendimi mbi të ardhmen time…

Antoine Griezmann nuk ka sqaruar dyshimet për të ardhmen e tij.

Gjatë një konference shtypi masive në hotelin e ekipit francez në Rusi, i rrethuar nga një pritje e madhe, sulmuesi francez nuk ka dashur të flasë se te cila skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm, nëse ai qëndron në Atletico apo përfundon nënshkrimin për Barcelonën.

“Unë tashmë e di se ka shumë pritje, por sot nuk është dita për të folur për të ardhmen time”, tha ai në fillim para kohës së pyetjeve, në një deklaratë të shkurtër në frëngjisht dhe spanjisht.

Griezmann, më vonë, ka shtuar në pyetjet e mediave spanjolle se “është marrë vendimi, por nuk do të flas për të ardhmen time”.

Në Barça kjo heshtje e re është interpretuar si një simptomë pozitive për mundësinë e veshjes si një lojtar i Barçës.