Një bast me Qazim Sejdinin- Kush e fiton tenderin?

Qazim Sejdini, kryebashkiaku okult Elbasanit së fundmi ka orientuar ekipin e tij për të krijuar disa kritere, lidhur me një tender IT-je, shërbimesh elektronike.

Ndërsa Laert Duraj është një biznesmen, i cili muajt e fundit është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare. Edhe ekipi i zotit Duraj është angazhuar me specifikimet teknike të një tjetër tenderi elektronike.

Çfarë i lidh të dy me njëri-tjetrin?

Gjatë një verifikimi elementar zbulohet se kriteret që do të klasifikojnë kompaninë fituese, janë identike. Tani, le të vëzhgojmë pak më poshtë ngjashmërinë e kritereve, edhe pse për ndonjë lexues mund të jetë paksa frustruese fusha teknike:

Te tenderi i Bashkisë së Elbasanit kërkohet një fitues me 5 certifikata, 2 licenca profesionale, 4 IT të certifikuar dhe 8 certifikata standardesh si dhe kompania të dorëzojë certifikatat e standardeve ndërkombëtare të produkteve dhe autorizimet e prodhuesve apo distributorëve (Shkarko Dokumentin)

Po të njëjtat kritere rigoroze janë futur edhe në dokumentet e tenderit te Posta Shqiptare me ndryshimin e vetëm se duhet një teknik më pak. (Për më shumë shiko Këtu)

Po të hulumtosh pak më tej, të rezulton që të njëjtat kritere janë aplikuar edhe në tenderin e fituar nga kompania “Elektrosek”, në Vlorë.

A nuk është momenti ideal për të hedhur një bast me Qazim Sejdinin se kompania që do fitojë në Bashkinë e Elbasanit do jetë e njëjta me atë të Postës Shqiptare. Ose, ose le ta bëjmë pak më të rëndë bastin dhe të përpiqemi të identifikojmë dhe kompaninë: a do jetë e njëjtë me kompaninë që u shpall fituese në Vlorë?! /Hashtag.al