Mungon në Botëror/ Nuk do ta besoni ku ndodhet në këto momente Sane
Një nga surprizat më të mëdha në këtë prag Botërori ka qenë lënia jashtë kombëtares gjermane e talentit Leroy Sane.
Ylli i Manchester City u shpall lojtari i ri më i mirë në Angli, por nuk u preferua nga trajneri gjerman, Joachim Loew.
Megjithatë ai nuk duket i shqetësuar, pasi kjo periudhë po i hyn në punë për të pushuar.
22-vjeçari është nisur drejt Kalifornisë me të dashurën, Candice Brook.
Kjo e fundit ka postuar disa foto të nxehta nga pushimet e tyre.
Thuhet se Sane u përjashtua nga Gjermania pasi ai nuk ka dhënë shumë për kombëtaren. Stili i tij i jetesës nuk përputhet me disiplinën gjermane.
Ai nuk pranoi të grumbullohej me kombëtaren vitin e shkuar, duke thënë se do bënte hundën operacion.
Një tatuazh i vetes së tij në shpinë mendohet se e ka acaruar ndjeshëm trajnerin gjerman.