Neuer: Jam shumë mirë, Gjermania e uritur për të mbrojtur titullin

Manuel Neuer është gati për Kupën e Botës.

Gjatë një interviste për “La Gazzetta dello Sport”, “gardiani” i Bayernit ndihet gati për të dhënë maksimumin si titullar me “Pancerat”.

“Jam shumë mirë dhe nuk e kam humbur besimin. Jam i bindur se do të zhvilloj një turne pozitiv. Kam shumë besim dhe jam i supermotivuar, portieri nuk duhet të përcjellë frikë te pjesa tjetër e skuadrës.

32-vjeçari shpreson të rikonfirmohet kampion bote dhe thekson se Gjermania është po aq e uritur si katër vite më parë.

“Të gjithë duan të mundin Gjermaninë, edhe kur nuk nisemi si favoritë për ta fituar Botërorin. Kemi më shumë përvojë se katër vite më parë dhe jemi të gjithë të uritur për të të tjera fitore.”