ZYRTARE/ Hidhet shorti, ja kundërshtari i Dritës në Champions League

Sot në Nyon të Zvicrës hidhet short për raundin paraeliminator të Champions Leagues.

Drita ka mësuar kundërshtarin e saj në rrugë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas shortit të u hodh sot në Nyon.

Drita do të përballet me kampionin e Andorrës, FC Santa Coloma (AND).

Drita më 22 qershor do të udhëtojë në Gjibraltar, ku pas katër ditësh debuton në arenën ndërkombëtar në ndeshjen gjysmëfinale kundër Santa Coloma në rundin preliminar, duke nisur fazën kualifikuese për Ligën e Kampionëve.