'Në Shqipëri, ndihem si në shtëpinë time' intervista e Tolgës dhe Almedës pas përfundimit të Dancing

Prej 12 javësh, Almeda Abazi ishte çdo të premte në ekranin e Vizion Plus në "Dancing with the stars". Bukuroshja shqiptare ka treguar në një intervistë për "Vizioni i pasdites" se ky ishte një projekt që nuk mund ta refuzonte.

Përkrahës i saj ishte edhe bashkëshorti Tolgahan Sayisman, aktor i mirënjohur turk. Protagonisti i "Mos u dorëzo" dhe "Perla e zezë" u shpreh se në Shqipëri është pritur shumë ngrohtë dhe është shumë i lumtur që këtu numëron mijëra fansa. "Ndihem si në shtëpinë time, nuk jam ndjerë aspak si i huaj" - tha ai.

Të pyetur për ardhjen në jetë të një fëmijë, çifti u shpreh se kjo është në dorën e Zotit. "Është kismet, nuk mund të bëjmë plan për këtë" - u shpreh ish Miss Shqipëria.