KiE, mesazh deputetëve: Mjaft me ato 4-5 manovrat për blerjen e votave

Këshilli i Europës i ka dërguar një mesazh deputetëve shqiptarë për t’i dhënë fund manipulimit të zgjedhjeve në Shqipërisë.

Eksperti i KiE Quentin Reed ka folur sot në Komisionin për Reformën Zgjedhore ku ka kërkuar: “Të luftohet mendësia e dhënies së votës si detyrim moral për një shërbim që i është bërë ose dhënies së gjërave në shkëmbim. Sondazhet tregojnë se 20% e shqiptarëve janë përfshirë në tentativa shitblerje vote. Në Shqipëri janë 5-6 mekanizma, si shpërndarja e parave e mallrave në zonat e varfra;  premtimi për punë në sektorin publik - fenomen dominant ky në Shqipër; së treti, pagesa për pjesëmarrje ose jo në votim duke u marrë kartën e identiteti; përdorimi i skemës së mbështetjes sociale për fushatë dhe blerje vote apo fshirja e borxheve të dritave dhe ujësjellësi. Duhet të ndalohet përdorimi i dhënies së shkëmbimeve, të ruhet fshehtësia e votës dhe të ndërgjegjësohen njerëzit”, porositi Reed.