Trump: Bisedimet me z.Kim ishin të drejtpëdrejta dhe të ndershme

Presidenti amerikan Donald Trumpt tha se bisedimet e tij me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-Un  që përfunduan në një marrëveshje të përbashkët ishin “të ndershme, të drejtpdrejta dhe produktive”.

Sipas BBC, z. Trump tha se ai do t’i ndalonte “lojërat e luftës”, ndërsa z. Kim premtoi të shkatërronte një bazë për testimin e raketave.

Marrëveshja e tyre gjithashtu përfshin një angazhim nga ana e z. Kim për të shpërbërë armët bërthamore në gadishulin korean.

Është hera e parë që një president amerikan në post dhe një lider i Koresë së Veriut takohen. Të dy ata takuan duart, biseduan sëbashku dhe hëngrën drekë të shoqëruar nga këshilltarët.

Kjo shënoi një kthesë të jashtëzakonshme për të dy, duke pasur parasysh se vetëm vitin e kaluar ata bënë kërcënime ndaj njeri tjetrit plot zemërim.

Për çfarë ranë dakord?

Samiti u përqëndrua në çarmatimin bërthamor dhe reduktimin e tensioneve. Sipas marrëveshjes, dy vendet do të operojnë bashkarisht drejt marrëdhënieve të reja ndërsa SHBA do të afrojë garanci sigurie për Korenë e Veriut. Për armët bërthamore, z. Kim ripohoi angazhmin e tij të palëkundur për të përfunduar çarmatimin bërthamor të gadishullit korean.

Duke ia njoftuar marrëveshjen gazetarëve, z.Trump tha se z.Kim kishte rënë dakord "të verifikohej", çarmatimi – një kërkesë kyç e bërë kjo nga SHBA-ja para samitit.

Z. Trump tha edhe se ai kishte ngritur çështjen e të drejtave të njeriut me z. Kim, i cili drejton një regjim totalitar me censurë ekstreme dhe kampe me punë të detyruar./SYRI.NET