Gjimnazi "Havzi Nela" prej sot mban dhe bustin e poetit të pushkatuar nga diktatura

Gjimnazi i Kukësit që mban emrin "Havzi Nela", prej sot në oborrin e tij do të ketë dhe bustin e poetit, një vepër e skulptorit kuksian Ilmi Hoxha.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Kukësit ku merrnin pjesë deputetë demokratë, prefekti i qarkut, familjarë dhe qytetarë të shumtë, kryebashkiaku Bashkim Shehu tha se falë guximit dhe sakrificës së tij sublime, Kukësi është në hartën e botës si qytet i poetit të varur në emër të lirisë.

Havzi Nela u burgos në vitin 1987 dhe më 10 gusht të vitit 1988 u var në qendër të qytetit të Kukësit ne muajt e fundit para se regjimi te shembej pas denimit me vdekje nga një trupë gjykatesish komuniste.

Persekutimi i tij nisi ne vitin 1967 kur si një mesues i ri dhe poet i talentuar, kundershtoi kolektivizimin, ndalimin e besimit fetar..

Havzi Nelës i eshte akorduar titulli “Martir i Demokracise” dhe “Nderi i Kombit”. Duke filluar nga 10 gushti 2018, do te jete e rindertuar shtepia e Havzi Nelës në Kollovoz dhe do të bëhet shtëpi Muze e vizitueshme nga cilido.