Punëtorët prekin floririn, zbulojnë 600 monedha ari në bodrum, i përkasin vitit 1870

Disa punonjës kanë gjetur 600 monedha ari gjatë prishjes së një shtëpie të pabanuar në provincen e Brittany, France.

Zbulimi i papritur u bë në një bodrum.

Policia raportoi të hënën se punëtorët dëgjuan kërcitjen e një kutie gjatë punimeve dhe kur e hapën gjetën monedhat. 

Sipas njoftimeve monedhat datojnë që nga viti 1870 dhe mbajnë fytyrën e mbretit të Belgjikës, Leopold II.

Policia raportoi se thesari është nën mbikqyrjen e saj dhe do të mbahet i mbyllur derisa të zbulohen më shumë informacione rreth origjinës së tij.