Zyrtare/ Simone Verdi transferohet te Napoli

Simone Verdi është zyrtarisht lojtar i Napolit. Sulmuesi është blerë nga Bologna për 25 milionë euro duke nënshkruar kontratë pesë vjeçare.

Verdi ishte drejt Napolit edhe në janar, por refuzoi duke insistuar se do ta përfundonte sezonin në "Stadio Dall’Ara".

Gjatë këtij sezoni ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 10 asiste në Serie A në 34 ndeshje me bolonjezët.