VIDEO/ Shpresat janë te Messi, por shihni çfarë bën Dybala në stërvitjen e Argjentinës

Futbollistët e Argjentinës janë duke vazhduar përgatitjet e tyre për Botërorin e Rusisë, që fillon pas tre ditësh.

Një nga “yjet” që pritet të shihet me vëmendje të madhe në këtë turne, është edhe futbollisti i Juventusit, Paulo Dybala.

Ky i fundit ka treguar formën pozitive që ndodhet gjatë stërvitjeve të fundit.

Kështu, faqja zyrtare e Kombëtares argjentinase ka publikuar një video, teksa Dybala “hipnotizon” portierin e Chelseat, Kabalero.

Sulmuesi i Juventusit ka arritur gjithmonë të mposhtë gardianin e Argjentinës me tentativat e tij nga distanca.