Klithma e Mirush Kabashit për Teatrin: Hani pini dhe rrëmbeni është koha e çakejve

Me vargjet e poetit Ali Asllani, “Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/ hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve”, aktori i njohur Mirush Kabashi ka shprehur indinjatën e tij ndaj qeverisë, e cila ka vendosur që të shemb Teatrin Kombëtar për ti dorëzuar biznesit klientelist, një pjesë të mirë të sipërfaqes së tokës ku gjendet ai.

Me këtë klithmë Mirush Kabashi ka ngritur peshë zemrat e të pranishmëve, dje në mbledhjen e improvizuar kundër ligjit që çon drejt shkatërrimit Teatrin Kombëtar.

Me këto vargje nga “Hakërrimat” që i shkojnë ekzaktësisht periudhës që po kalon vendi ynë, Kabashi akuzoi pushtetarët se po mbushin xhepat me paratë e shqiptarëve.

“Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,/ nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!/Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,/Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!/Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,/të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka! /Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,/ gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!/ Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;/hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve”, janë vargjet aktuale të Ali Asllanit që u recituan plot nerv nga aktori i madh shqiptarë.

 Në fund ai i përshtati vargjet e Asllanit duke shtuar se Shqipëria dhe Teatri Kombëtar është i yni.