I çan kokën bashkëshortes, arrestohet 44 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar Saimir Nuredinin 44 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” në Elbasan pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëme në kokë bashkëshortes së tij 43 vjeçare, D.N

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, "Dhuna në Familje" parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal