Vali Korleone flet pas daljes nga psikiatria: Me femrat nuk jam i rrezikshëm!

Një ndër personat më të pasur në Kosovë, Vali Corleone ka folur për herë të parë për marrëdhënien e tij me femrat pas daljes nga psikiatria.

Në një intervistë për ElitëShow, Vali zbuloi se nuk është aspak i rrezikshëm si dhe vijoi të tregojë që ka patur edhe emra të njohur të estradës shqiptare.

“Femrat kalojnë shumë mirë me mua. Jam i paharruar me femrat. Dikush thotë që unë jam i rrezikshëm me femrat, por është absolutisht gënjeshtër. Jam shumë i butë me femrat. Nuk kam nevojë të tregoj forcë me femrat. Cila më ka pëlqyer, e kam pasur. Kam pasur fytyra publike dhe globale sekret. Nuk po përmend emra, por i kam pasur”, është shprehur Vali Korleone.