Mesfushori i Gjermanisë ka frikë nga ky ekip në Botëror

Gjermania është kampionia e botës në fuqi dhe do të kërkojë ta mbrojë këtë titull në Rusi, por nuk do të jetë aspak e lehtë.

Skuadra e Low shihet si favorite për të shkuar deri në fund edhe këtë herë, por rivaliteti pritet të jetë më i madh.

Kombëtaret e mëdha mund të thuhet se janë përmirësuar të gjitha në krahasim me katër vite më parë, por njëra prej tyre është ajo që frikëson me shumë mesfushorin Sami Khedirën.

Rreziku numër 1 për yllin e Juventusit është Spanja: “Kam frikë Spanjën, sepse ka shumë të rinj të talentuar, një mbrojtje të mirë dhe një portier të madh”, ka thënë ai për “Gazzetta dello Sport”.