Presidenti Ilir Meta homazh për Fadil Vokrrin: Do jetë frymëzim për brezat e rinj

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë sot homazhe për legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë të shtunën pas një ataku në zemrër.

Homazhet u zhvilluan në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa nuk munguan personalitetet e shumta dhe të ndryshme vendore, por edhe ndërkombëtare.

“Fadil Vokrri, legjendë e futbollit të Kosovës. Talenti dhe suksesi i shkëlqyer i Vokrrit, frymëzim për gjeneratat më të reja për të ecur në rrugën e tij”, ka thënë kreu i shtetit shqiptar.