FOTO/ 222 km në orë, ‘shpejtësi dhe çmenduri’ në Tiranë-Durrës

‘Ec ngadalë që të shkosh larg’.

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar të paktën 3 makina, ku drejtuesit ishin duke udhëtuar me shpejtësi deri në 222 kilometra në orë.

Burime zyrtare kanë bërë të ditur se, kanë vijuar gjatë natës kontrollet me radar për parandalimin e aksidenteve.

11 patenta janë pezulluara deri në orën 24:00 të mesnatës.

Shpejtësi që variojnë nga 169 km/h e deri në 222 km/h në rrugën Tiranë-Durrës dhe në prezencë të ujit në rrugë si pasoje e motit me shi.

‘Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bëjnë përjashtim nga radari e as nuk janë garanci për të fluturuar, por për të udhëtuar këndshëm duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor’, shkruan policia në Facebook.