Sulmuesi shqiptar mahnit trajnerin portugez

Ashtu si të gjithë trajnerët portugezë, edhe Pedro Martins, tekniku aktual i Olimpiakosit në Greqi është i fiksuar pas lojtarëve të akademive.

I tillë është edhe rasti me Emiliano Bullarin, sulmuesin 17-vjeçar me origjinë shqiptare.

Ai ka bërë një paraqitje të shkëlqyer me Olimpiakosin U-17 këtë sezon, protagonist në 4 ekipet më të mira të kësaj moshe, dhe ku e mbylli sezonin me 12 gola në Super Ligë.

Trajneri Pedro Martins ka kohë që e ka ndjekur të riun shqiptar, dhe nuk përjashtohet një ftesë për ta pasur me vete në fazën përgatitore që ekipi grek do të zhvillojë në Seefeld në Austri.