", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Do transferohesh te Liverpooli? Shiko reagimin epik të Shaqirit

Xherdan Shaqiri është në kërkim të një ekipi të ri pasi që klubi i tij aktual ka rënë në ligën e dytë të Anglisë (Championship).

Shaqiri tani është në detyrë me Kombëtaren e Zvicrës dhe para ndeshjes me Japoninë që është zhvilluar mbrëmë, ai është pyetur se nëse ka vendosur për të ardhmen e tij.

Gazetari më pas ka pyetur Shaqirin se a i ka pëlqyer stadiumi Anfiled. Ai ka qeshur dhe është përgjigjur:

“Po më pëlqen është stadium i bukur”. Në pyetjen e radhës se a i pëlqen Liverpooli dhe se mediat në Angli kanë raportuar se është afër këtij klubi, ai përsëri ka qeshur dhe i është drejtuar gazetarit:

“Pse po më pyet për Liverpool…agjenti im kujdeset për të ardhmen time dhe për momentin jam i fokusuar tek Kombëtarja”.