Big Brother VIP apo Shiko kush luan, kë program do prezantojë Luana këtë vit

Së fundmi dolën zëra se nuk do të jetë Arbana Osmani dhe as Ledion Liço që do të prezantojë “Big Brother VIP”, por Luana Vjollca. Ndërkohë vetë moderatorja në një intervistë për një revistë ndërkombëtare la të kuptohej se në sezonin e ri televiziv do kthehet me sezonin e dytë të Shiko kush luan.

Luana është e ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ku e pyetur nga moderatori nëse këtë vit do prezantojë Big Brother VIP, Luana u përgjigj: “Di të them një gjë. Unë e kam plan edhe sezonin e ardhshëm të të mund ty, se me çfarë, se si nuk di gjë”, duke i lënë sërish të gjithë të kuriozuar mbi programin që do moderojë në shtator.